Postuar: Prill 28, 2024 | 23:50
KATEGORIA E PARË/ Kastrioti fiton në transfertë, Luzi shtang Apoloninë. Ja të gjitha rezultatet
Kanë përfunduar 4 sfidat e vlefshme për javën e 31-të të Kategorisë së Parë.
Kastrioti ka triumfuar në transfertën me Tomorin. Krutanët kanë fituar me shifrat 3-0. Nga ana tjetër Luzi ka shtangur Apoloninë duke e mposhtur me rezultatin minimal 1-0. Heroi i sfidës është Patrik Treni.
Burreli ka mundur me 2 gola Lushnjën ndërsa Besa me Korabin kanë ndarë pikët pas barazimit pa gola.
REZULTATET
BESA-KORABI 0-0
BURRELI-LUSHNJA 2-0
6′ Fetaj, 45′ Dragoj (AU)
TOMORI-KASTRIOTI 0-3
3′ Kelvin, 36′ Kapllani, 88′ Arapi
LUZI 2008-APOLONIA 1-0
55′ Treni
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"