Postuar: Maj 12, 2024 | 23:43
Pesë duele të fituara dhe 46 pasime të sakta, Gjimshiti më i miri i mbrojtjes së Atalantës/ Shikoni notën dhe statistikat e shqiptarit
Berat Gjimshiti realizoi një tjetër paraqitje dinjitoze me Atalantën, në triumfin 2-1 që bergamaskët regjistruan në shtëpi ndaj Romës.
Shqiptari u aktivizua titullar, duke qëndruar në fushë gjatë gjithë takimit. Gjimshiti u vlerësua me notën 7.1 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”, duke rezultuar lojtari më i vlerësuar i mbrojtjes së Atalantës.
Për sa i përket statistikave, vlen të theksohet se Gjimshiti regjistroi 5 duele të fituara nga 8 në total dhe 46 pasime të sakta nga 53.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"