VIDEO/ Mbrojtësi shqiptar e bën “sefte”, 22-vjeçari futet nga stoli dhe shënon golin e parë në Superligën e Turqisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 12, 2024 | 22:57

VIDEO/ Mbrojtësi shqiptar e bën “sefte”, 22-vjeçari futet nga stoli dhe shënon golin e parë në Superligën e Turqisë

Mbrojtësi shqiptar, Amar Gërxhaliu gjeti rrugën e rrjetës me fanellën e Antaliaspor, në dueli ndaj Kasimpasha që u fitua nga këta të fundit me rezultatin 3-1. 

gerxhalliu

22-vjeçari u hodh nga stoli në minutën e 13-të, duke zënë vendin e të dëmtuarit Toprak, teksa në minutën e 90+1 shënoi golin e nderit për skuadrën e tij.  

Këtë sezon Gërxhaliu u aktivizua vetëm 2 ndeshje me fanellën e Antaliaspor, ku arriti të shënonte 1 gol, ndërkohë që edicionin e kaluar luajti 4 ndeshje në elitën e futbollit turk.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"