EKSKLUZIVE/ Toshevski: Tiranës i mungon shpirti dhe miqësia mes lojtarëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 28, 2024 | 14:39

EKSKLUZIVE/ Toshevski: Tiranës i mungon shpirti dhe miqësia mes lojtarëve

Kristijan Toshevski është një nga lojtarët më stabël që luajti tri sezonet e fundit me bardheblutë. Në një intervistë eksluzive për “Panorama Sport”, maqedonasi e konsideroi Tiranën si qytetin e preferuar të tij. Analizoi bardheblutë dhe derbin si dhe zbuloi një të fshehtë brenda ekipit.

Toshevski-Kristijan-696x395

Kristijan, pas disa sezonesh me Tiranën, po luani me Shkupin. Si po shkon kjo aventurë?

Jam shumë i kënaqur dhe i emocionuar me ekipin tim të ri. Jemi në një pozitë të mirë. Me shpresë për vendin e parë dhe të përgatitur për ndeshjet e fundit

Para disa ditësh, te FC Shkupi erdhi si trajner, një shqiptar, Ernest Gjoka..

Po, është e vërtetë. Ai është trajneri im i ri dhe besoj se do të bëjë një punë të madhe me Shkupin.

Gjatë këtij sezoni, a e keni ndjekur kampionatin shqiptar dhe Tiranën në veçanti?

Po ndjek kampionatin shqiptar. Tirana është në një situatë shumë të keqe tani. Dhe nuk jam i sigurt se çfarë do të ndodhë në javët në vazhdim, por besoj se do të qëndrojë në 4 vendet e para.

Ju u larguat nga Tirana pas një titulli të mohuar, një finale Kupe të humbur siç e dinë të gjithë. Përse kjo skuadër ka bërë kaq pas?

Sezoni i Tiranës është “kaq rrëmujë”, pasi ata në klub kanë bërë gabime me disa nga lojtarët që morën apo janë aty. Brenda në skuadër mendoj dhe kuptoj se nuk ka shpirt dhe miqësi mes lojtarëve.

Cila nga dy ekipet mes Tiranës dhe Partizani do ta fitojë këtë derbi?

Të dyja skuadrat kanë probleme dhe mendoj se sfida do të dalë barazim. Gjithsesi, zemra ime është me Tiranën.

Si është të luash një derbi?

Kur luan derbi, ke më shumë forcë dhe luan me emocione, është diçka e veçantë për të gjithë.

Cila ndeshje në Maqedoninë e Veriut barazohet me Tirana-Partizani?

Në Maqedoni si Tirana-Partizani është derbi Shkupi-Vardari. Tani keni një vit larg Tiranës.

Cilat janë kujtimet e tua për jetën në kryeqytetin shqiptar?

Kam kaluar 3 vitet më të bukura në qytetin tim të preferuar deri tani. E dua qytetin e Tiranës dhe Shqipërinë, njerëzit janë shumë miqësorë. Miqtë e mi prej andej janë bërë familja ime për gjithë jetën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"