Bellingam i jep para Dortmundit po e mundi në finale / Gjermanët përfitojnë më shumë nëse… humbasin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 12, 2024 | 13:14

Bellingam i jep para Dortmundit po e mundi në finale / Gjermanët përfitojnë më shumë nëse… humbasin

Fitimi i Ligës së Kampioneve është diçka prestigjioze, por Borusia e Dortmundit, duke parë vetëm nga llogaritë financiare, do të ishte më mirë ta humbiste! Pak e çuditshme, por e vërtetë në fakt. Arsyeja? Marrëveshja e nënshkruar me Realin e Madridit për transferimin e Bellingamit verën e kaluar.

Bellingam siti

Në fakt, nëse spanjollët do të fitonin kupën me “veshë të mëdhenj”, verdhezinjtë do të fitonin një bonus prej 25 milionë të tjerash në bazë të asaj që përfshihej në kontratë me numrin 5 të Madridit. Një shumë padyshim e rëndësishme dhe më e lartë se 20 milionë eurot e garantuara nga UEFA në rast të një triumfi më 1 qershor në Londër.

Një paradoks i vërtetë. Por kini kujdes: klubi i drejtuar nga Terziç do të fitonte vërtet me humbjen. Parave të Realit do t’i shtoheshin edhe 15 milionët e parashikuara nga vetë UEFA për humbësin në finale.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"