Magani: Lushnjës i duhet ritëm, nuk lejohet gabimi në Burrel

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 28, 2024 | 12:12

Magani: Lushnjës i duhet ritëm, nuk lejohet gabimi në Burrel

Java e 31-të i rezervon Lushnjës një finale mbi jetese në transfertë, një ndeshje që mund të vendosë shumë për fatet e verdhejeshilëve. Lushnjarët do të zhvillojnë sot seancën e fundit stërvitore, të vlefshme për ndeshjen me Burrelin. Takimi do të luhet të dielën në orën 15:00, në stadiumin “Liri Ballabani”.

MAGANI 1

Kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme për verdhejeshilët, që nuk e kanë siguruar ende mbijetesën në Kategorinë e Parë. Skuadrës së Maganit i duhen ende pikë, për të evituar zonën e “play-out”-it. Në një intervistë për gazetën “Panorama Sport” tekniku i lushnjarëve, tha se janë të gjitha mundësitë për të qenë në vendin e shtatë.

Lushnja u pa shumë këmbëngulëse ndaj Besës dhe fitoi. Si e keni përgatitur skuadrën për duelin me Burrelin?

Do të vazhdojmë me të njëjtin ritëm. Marshi i gabimeve duhet të jetë zero. Ndeshja me Burrelin është delikate. Transferta me Burrelin është e dyta dhe tri përballjet radhazi me skuadrat që diskutoni qëndrimin. Besa kaloi me sukses, tani Burreli dhe më pas Kastrioti.

Çfarë i duhet Lushnjës në këto sfida?

Do të punojmë që të japim gjithçka në këto tri ndeshje që na kanë mbetur. Shpresoj që të bëjmë më të mirën, ashtu si ndaj Besës.

Si e shikoni Burrelin dhe çfarë kërkoni nga ekipi në këtë takim?

Burreli luan futboll të bukur, aq më shumë që ka edhe kualitet në përbërje. Ne do të japim gjithçka nga vetja për të arritur qëllimin.

Mendoni se në fund të sezonit, Lushnja do të jetë e shtata?

I kemi të gjitha mundësitë për të qenë të shtatët në renditje. Kështu që, çdo gjë e kemi vetë në dorë. Për ta arritur këtë duhet durim dhe qetësi.

lu

ALBAN ALUSHI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"