Bubeqi i pezulluar: Besa ka veç një zgjidhje ndaj dibranëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 28, 2024 | 11:32

Bubeqi i pezulluar: Besa ka veç një zgjidhje ndaj dibranëve

Për ironi të fatit, Besa do të rikthehet të luajë në Lushnjë, aty ku një javë më parë u mund 2-0. Përtej kësaj humbje, kavajasit pësuan edhe dy “gola” të tjerë, ku trajneri Bubeqi dhe shefi klubit Romeo Bizhdili u dënuan nga Disiplina. Kështu që Bubeqi do ta drejtojë ekipin nga tribuna e jo pankina ku do të jetë ndihmësi i tij, Fidaim Haxhiu.

TRAJNERI I BESES, DORJAN BUBEQI

Mungesë e rëndësishme mbetet edhe mbrojtësi Skerdjan Perja, i dënuar nga Disiplina. Të dielën në Lushnjë Besa pret Korabin, që në mesjavë mundi Luzin në shifrat 5-1. I pyetur se çfarë pret nga Besa ndaj dibranëve, trajneri Dorjan Bubeqi për “Panorama Sport” u shpreh:

“Kanë mbetur dhe vetëm 3 javë dhe enigmë ka mbetur vetëm ‘play out’-i. Prandaj çdo përballje ka peshën e saj. Korabin e njoh mirë, pasi e kam drejtuar dhe jo më kot është në zonën ‘play off’. Këtë e dëshmoi edhe kundër Luzit të mërkurën, prandaj e kemi vlerësuar maksimalisht. Nuk e kemi aspak të lehtë, por siç ju thashë më lart nuk na ka mbetur alternativë tjetër veç fitores. Do të japim maksimumin tonë që të jemi të kujdesshëm, të sakrifikojmë që të mund të dalim me fitore nga fusha. E kam thënë disa herë, se grupi që kam është i fortë e me cilësi, por në të tilla sfida ajo që kërkohet më shumë është qetësia dhe besimi deri në fund. Na presin tri finalet e fundit dhe pavarësisht se renditja do të varet edhe nga përballjet e rivalëve tanë, duhet të bëjmë detyrat tona, nëse duam të mos dalim në ‘play out’”.

be

FERIZ FERIZAJ-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"