Korabi i Kumbarçes nuk lëshon “pe” as kundër kavajasve, kërkon fitoren me Besën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 28, 2024 | 11:41

Korabi i Kumbarçes nuk lëshon “pe” as kundër kavajasve, kërkon fitoren me Besën

Korabi fitoi në mesjavë ndeshjen e prapambetur kundër Luzit në shifrat 5-1. Të dielën dibranët do të përballen me Besën në stadiumin e Lushnjës, ku kavajasit luftojnë për pikë mbijetese.

Shpend Kumbarçe, trajneri i Korabit

Korabi, edhe pse e ka siguruar matematikisht vendin e gjashtë që të dërgon në “play off”, nuk do ta ulë ritmin. Trajneri Shpend Kumbarçe në prag të sfidës me kavajasit në transfertë, për “Panorama Sport” tha: “Vijmë pas një fitore bindëse kundër Luzit, ku djemtë bënë një ndeshje mjaft të mirë. E mbyllëm me fitore duke siguruar edhe matematikisht vendin e gjashtë. Lojtarët interpretuan mirë dhe jam shumë i kënaqur me paraqitjen e tyre që shpresoj ta vijojnë edhe kundër Besës. Jemi përgatitur fort për këtë takim, ndonëse e kemi siguruar vendin e gjashtë. Garën e respektojmë deri në fund, kështu që vlerësojmë Besën, përpos pozitës në të cilën ndodhet.

Pritet një duel i fortë dhe ne do të hyjmë në fushë për fitore. Ekipi do të jetë i plotë, por edhe të rinjtë që janë aktivizuar e kanë justifikuar besimin tim. Vlerësoj lojën me rendiment të Reçit dhe cilësitë e tij. Edhe Kasalla po bën diferencën dhe po tregon se e meriton vendin e titullarit. Paraqitje të mira kanë bërë dhe H. Marku, Varfi, Shehu, por dhe titullarët e tjerë”.

ko

SH.HASANI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"