Ajaksi habitet me Ksavin, e priste trajner

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 28, 2024 | 14:18

Ajaksi habitet me Ksavin, e priste trajner

Ajaksi po kalon prej muajsh një situatë të ndërlikuar sportive dhe sa i përket drejtimit të klubit.

ksavi

Për t’i dhënë fund krizës dhe për të nisur një cikël të ri, drejtuesit e Ajaksit kishin planifikuar të merrnin në stol trajnerin e Barcelonës, Ksavi Hernandez, teksa ky i fundit nuk kishte vendosur ende të ndryshonte mendje për të vijuar bashkëpunimin me klubin katalanas. Vendimi i fundit i Ksavit, jo më larg se të mërkurën në mbrëmje, ka lënë të befasuar edhe drejtuesit e Ajaksit.

Pa folur për Ksavin në vetën e parë, por referenca ishte e qartë, drejtori sportiv i Ajaksit ka deklaruar se një lëvizje e tillë ka krijuar jo pak probleme në planifikimin e gjigantëve të Amsterdamit për në sezonin e ardhshëm.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"