VIDEO/ Gol prej qendërsulmuesi të mirëfilltë, Vrioni tund përsëri rrjetën në kampionatin amerikan

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 12, 2024 | 17:35

VIDEO/ Gol prej qendërsulmuesi të mirëfilltë, Vrioni tund përsëri rrjetën në kampionatin amerikan

Xhakomo Vrioni vazhdon të shënojë gola në MLS dhe po tregon nga ndeshja në ndeshje se është kthyer në një “9” të mirëfilltë për skuadrën e Nju Inglënd, ku luan prej dy vitesh.

asddsdsaasddsaadsads

Sulmuesi i Kombëtares, i cili është lënë në harresë nga Silvinjo, ka shënuar golin e tij të dytë në këto javë të para të kampionatit amerikan me fanellën e ekipit të tij, edhe pse në fund nuk  shërbeu për t’i siguruar pikë.

Vrioni ishte titullar në ndeshjen që Nju Inglënd luajti kundër Nju Jork Red Bulls. Në minutën e 90 të sfidës ishte pikërisht sulmuesi shqiptar ai i cili shënoi golin e 3-2 që u zyrtarizua vetëm nga ndërhyrja e VAR-it pasi fillimisht ishte anuluar për pozicion jashtë loje.

SHIH VIDEON

Por skuadra e tij nuk ia doli të shënonte përsëri, përkundrazi pësoi një tjetër gol duke u mundur me shifrat 4-2. Ky ishte goli i dytë i Vrionit në fillimin e këtij sezoni në kampionatin amerikan.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"