VOLEJBOLL MESHKUJ/ Partizani-Tirana, sot derbi i tretë që mund të vendosë titullin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 28, 2024 | 14:05

VOLEJBOLL MESHKUJ/ Partizani-Tirana, sot derbi i tretë që mund të vendosë titullin

Partizani dhe Tirana do të zhvillojnë të dielën në orën 18:00 në sallën e Farkës aktin e tretë të finaleve në Superligën e volejbollit për meshkuj. Një derbi që mund të rezultojë deciziv për ta mbyllur zyrtarisht çështjen e titullit në favor të Tiranës.

volej

Bardheblutë, siç dihet tashmë, janë në avantazh 2-0 me ndeshje dhe i ndan vetëm një triumf nga kurorëzimi për herë të tretë radhazi si kampionë të Shqipërisë. Skuadra e Arben Sakos fitoi finalen e parë në “Asllan Rusi” me rezultatin 3- 1, ndërsa e thelloi epërsinë, teksa mori edhe përballjen e dytë mbrëmjen e së enjtes në Farkë në shifrat 2-3.

Nga ana tjetër Partizani do të ketë në dispozicion shansin e fundit për të mbajtur gjallë shpresat për një përmbysje të mundshme. Të kuqtë e Ylli Tomorrit, pas një sezoni perfekt, nuk po arrijnë të shfaqin të njëjtin rendiment në këto në finale. Kjo edhe për meritë të Tiranës, që është tjetërsuar, duke zhvilluara paraqitje të shkëlqyera.

kal

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"