Kapiteni Çaço: Tomori nuk do të luajë i dorëzuar, krutanët nuk i falim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 28, 2024 | 12:55

Kapiteni Çaço: Tomori nuk do të luajë i dorëzuar, krutanët nuk i falim

Tomori kërkon të befasojë Kastriotin në sfidën e së dielës. Beratasit synojnë të thyejnë të gjitha parashikimet. Sipas kapitenit, Ervis Çaço, pritet që ndaj Kastriotit të tejkalohet çdo parashikim në lidhje me rezultatin, që mund të jetë i paragjykuar.

Caco 8

“Mbase shumëkush na ka llogaritur si të dorëzuar përpara ndeshjes me Kastriotin, por ne do të vërtetojmë të kundërtën në fushën e lojës. Duke luajtur për ngjyrat e klubit dhe në respekt të tifozëve, detyrimisht që do të tregojmë se nuk jemi të dorëzuar. Do të mbrojmë me këtë rast interesat e skuadrës dhe do të luajmë si të barabartë dhe aspak të dorëzuar ndaj kundërshtarit tonë.

Kështu që, premtojmë të luajmë si të barabartë dhe mundësisht të kërkojmë fitoren ndaj Kastriotit. Askush nuk mund të çuditet as nga qëndresa jonë, por as edhe nga një fitore e mundshme e Tomorit ndaj Kastriotit. Ne mbrojmë fort profesionalizmin, por edhe duam të përmbushim të gjitha detyrimet tona ndaj taksapaguesve beratas. Mbi të gjitha, ndaj strukturave tona drejtuese”, u shpreh kapiteni i Tomorit, Ervis Çaço për “Panorama Sport”.

to

EDI SPAHIU-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"