Mbijetesa e Luzit në Kategorinë e Parë kalon nga përballja me fierakët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 28, 2024 | 13:11

Mbijetesa e Luzit në Kategorinë e Parë kalon nga përballja me fierakët

Në mesjavë Luzi 2008 u “shkërmoq” në Peshkopi dhe kur kanë mbetur vetëm 3 javë e në garë janë 9 pikë, luznjakët vijojnë të besojë te mrekullia. Pra, mbetet gjallë shpresa e Luzit për të mbijetuar në Kategorinë e Parë. Fillimisht duhet të mposhtin të dielën Apoloninë që e presin në Luz.

luzi feston

Fitorja mbetet e vetmja shpresë për të shpresuar deri në fund. Ballafaqimi në Luz kundër Apolonisë pritet të ketë si përherë tifozët fanatikë të Luzi 2008, që kurrë nuk e kanë tradhtuar. Përtej fitores kundër Apolonisë, ndikim të madh për mbijetesën e Luzit do të kenë edhe rezultatet e Besës, Burrelit, Lushnjës e Kastriotit. Luzi ka në përbërje dy nga golashënuesit më të mirë të së parës, Mandela dhe Treni, nga të cilët priten golat me peshë në këto 3 javë të mbetura.

form

F.FERIZAJ-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"