Shaland flet pas fitores historike: Në fushë ishim si gladiatorë, kam edhe detyrë që këtë ekip…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2018 | 23:43

Shaland flet pas fitores historike: Në fushë ishim si gladiatorë, kam edhe detyrë që këtë ekip…

Trajneri i Kosovës, Bernard Shaland, pas fitores historike 4-0 ndaj Azerbajxhanit dhe përfundimit të grupit në vendin e parë, foli pas ndeshjes ku tha:

shaland

“Mendoj se ishte një ndeshje e rëndësishme, pasi kemi ëndërruar për këtë kualifikim dhe kemi bërë një progres në skuadër dhe natyrisht me lojën që kemi treguar. Ne duhet të luajnë me një mentalitet fitues, me një mentalitet të gladiatorëve dhe natyrisht se e përgëzoj ekipin për karakterin e treguar. Mendoj se kishim një lidhje të mirë në fushë, pasi sulmi e ndihmoi mesfushën dhe mesfusha mbrojtjen, krijuar një lojë kompakte. Ne e dimë se jemi të rinj si ekip dhe duhet të  rritemi edhe më shumë, kjo është detyra ime si trajner.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"