Sfida ndaj Tiranës, ja 8 lojtarët e Kukësit që e kishin për herë të parë në Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 6, 2020 | 15:52

Sfida ndaj Tiranës, ja 8 lojtarët e Kukësit që e kishin për herë të parë në Superiore

Tetë lojtarë të Kukësit luajtën të mërkurën ndaj Tiranës ndeshjen e tyre të parë në kampionatin shqiptar dhe natyrisht me fanellën e klubit verilindor.

Kukesi5

Bëhet fjalë për titullarë si Besir Demiri, Agim Ibraimi, Gjelbrim Taipi, Kenan Horiç, Mehdi Hetemaj, Albin Gashi, Patrik Eze dhe Matheus Leiria. Të gjithë këta futbollistë nuk kanë luajtur me asnjë skuadër të Superiores në të kaluarën, prandaj dhe ndeshja ndaj Tiranës ishte një debutim i dyfishtë për ta me fanellën e Kukësit në kampionatin shqiptar.

Skuadra verilindore ka bërë shumë afrime në merkaton e verës, duke marrë plot 16 lojtarë. Nga ana tjetër, rezulton se 15 futbollistë të sezonit të kaluar janë larguar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"