Sfida me Rejnxhërs, Shkupi në këmbë. Gati për të ndalur Xherardin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 17, 2018 | 13:12

Sfida me Rejnxhërs, Shkupi në këmbë. Gati për të ndalur Xherardin

Shkupi është gati për të pritur sfidën historike kundër Gllazgou Rejnxhërs, që drejtohet nga legjenda e futbollit britanik, Stiven Xherard. Në ndeshjen e parë, ekipi i ish-yllit të Liverpulit fitoi me rezultatin e pastër 2-0. Për trajnerin shqiptar të Shkupit, Zekerija Ramadani, nëse futbollistët përsërisin lojën që bënë në ndeshjen e parë, atëherë mund të ndodhë gjithçka.

xherard

“Fillimisht deshëm të rikuperojmë ekipin dhe t’i evitojmë gabimet. Nëse arrijmë të përsërisim lojën e ndeshjes së parë, unë jam i bindur se do të japim më të mirën. Shpresoj të jemi më agresivë para portës kundërshtare. Të paktën të hapim rezultatin gjatë pjesës së parë, duke shënuar për 1-0. Ky rezultat do të na jepte shpresa të shumta. Vetë emri Rejnxhërs bën që ta respektosh këtë skuadër. Unë jam optimist”, deklaroi Ramadani.

Ndërsa trajneri Stiven Xherard u shpreh: “Jam shumë mirënjohës për mikpritjen e bërë dhe është privilegj për mua që jam këtu. Jemi të gatshëm për ndeshjen. Pres një lojë më agresive nga Shkupi”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"