Sfida me Lushnjën, Gjoni: Shpresoj se nuk do të bëjmë hapa fals dhe gjykimi të jetë korrekt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 12, 2022 | 12:49

Sfida me Lushnjën, Gjoni: Shpresoj se nuk do të bëjmë hapa fals dhe gjykimi të jetë korrekt

Tërbuni të premten u dha fund seancave stërvitore dhe sot do të udhëtojë drejt Lushnjës, me të cilën do të ndeshet për llogari të javës së 10-të. Pas dy humbjeve radhazi, drejtuesit presin kthesën.Gjoni Viktor TerbuniGabimet ndalohen dhe këtë e thotë qartazi për “Panorama Sport”, drejtori Viktor Gjoni.

“Shpresoj se nuk do të bëjmë hapa fals. Nuk e kemi komoditetin për të lejuar humbjet. Kundërshtarin e njohim mirë, pasi kemi luajtur në Kupë. Të dyja ekipet do të hyjnë në lojë për të rrëmbyer pikë. Pozitat që kemi në renditje, na detyrojmë. Ekipi është i plotë, përveç Rezit, që është në pikëpyetje për arsye familjare. Besoj se do të dinë të mbrohen mirë dhe të mos i lënë hapësirë Lushnjës në asnjë moment. Sulmuesit duhet të jenë të shkathët e të godasin portën mike. Shpresoj shumë që dhe gjykimi të jetë korrekt. Nëse do të fitojmë ekipi do të shkojë i qetë në periudhën e ndërprerjes së kampionatit dhe do të punojë pa stres”, përfundoi drejtori teknik.

DITMIR PEMA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"