Sfida e vëllezërve Krasniqi, replikon Blerimi: Humbisni dhe më pas… shikoni detin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 5, 2021 | 20:58

Sfida e vëllezërve Krasniqi, replikon Blerimi: Humbisni dhe më pas… shikoni detin

Blerim Krasniqi është një ndër sulmuesit më të mirë të Teutës dhe të kampionatit shqiptar në këto tri sezonet e fundit.

Krasniqi

I kontaktuar dje nga “Panorama Sport” për t’i bërë me dije mesazhin paralajmërues sportiv të vëllait, Jetonit, që luan me Apoloninë, shtatlarti i durrsakëve ka dhënë një përgjigje epike dhe me humor brenda: “Mirë se të vini vëllai im Jeton! Humbisni njëherë e pastaj… shihni detin”. Në këto 17 javë kampionat, edhe pse nuk i ka luajtur të gjitha ndeshjet, pasi ka munguar në dy prej tyre, Blerimi ka shënuar vetëm 3 gola.

Në Durrës pritshmëritë për të janë të mëdha, por edhe fati nuk ka qenë me 24-vjeçarin, i cili në disa ndeshje ka humbur raste flagrante. Madje, në takimin e fazës së parë në Fier, ai u bë protagonist i një rasti, ku me portën e boshatisur goditi jashtë. Të dielën ndaj Apolonisë sulmuesi ka shansin të zhbllokohet.

PANORAMASPORT.AL

http://www.panorama.com.al/sport/ekskluzive-teuta-apolonia-jeton-krasniqi-sfidon-vellain-e-madh-blerim-po-vijme-per-te-fituar-jo-per-te-pare-detin/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"