Sfida e forcës/ Partizani kërcënon me “snajperët”, ja si pritet të rreshtohet sot ndaj Egnatias

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 14, 2024 | 8:22

Sfida e forcës/ Partizani kërcënon me “snajperët”, ja si pritet të rreshtohet sot ndaj Egnatias

Sfida mes Egnatias dhe Partizanit nuk është aspak një sfidë e radhës, pavarësisht se vetë trajneri Shehi është përpjekur ta quajë të tillë për të minimizuar presionin që mund të ngarkohet mbi supet e lojtarëve. Pas barazimit me Vllazninë në Tiranë, Partizani ka lënë gjithçka në këmbët e kundërshtarëve për vendin e dytë, teksa kundër Egnatias edhe barazimi vlen sa humbja.

partizani egnatia

Mbledhja e së enjtes me drejtorin e përgjithshëm Olsi Rama, ishte një sinjal i qartë se ka ardhur momenti kur gabimet kushtojnë shumë sportivisht, por edhe financiarisht. Fakti që Shehi i ka të gjithë lojtarët në dispozicion, përveç Bytyçit, i cili mungon që nga nëntori, i bën optimistë në kampin e kuq se kjo përballje kundër Egnatias do të jetë momenti që të shohim Partizanin që të gjithë presin.

“KËRCËNON” SULMI – Partizani nuk është skuadra që ka shënuar më shumë gola në këtë sezon në Superiore, por nëse do t’i shpërndanim golat sipas reparteve, rezulton se sulmuesit e Partizanit janë më produktivët dhe më të rrezikshmit. Lojtarët e repartit ofensiv të Partizanit kanë arritur të shënojnë plot 28 gola së bashku, më shumë se të gjithë të tjerët në Superiore. Homologët e tyre tek Egnatia, që në janar u ndërruan të gjithë, numërojnë 6 gola më pak. Sulmi aktual i rrogozhinasve nuk është në situatën më të mirë, por nga situata i kanë nxjerrë

FORMACIONI – Si rrallëherë që kur ka mbërritur te Partizani, trajneri Orges Shehi do të ketë grup të plotë, teksa shpresohet që gjithçka të shkojë mirë në stërvitjen e sotme, e fundit para ndeshjes. Andi Hadroj, i cili mungoi në sfidën e javës së shkuar kundër Vllaznisë, është rikuperuar thuajse plotësisht dhe prej tri ditësh po stërvitet me pjesën tjetër të skuadrës. Nuk është 100% e sigurt, por shanset më të mëdha janë që pukjani ta nisë nga minuta e parë. Ai pati një tërheqje të gradës së parë, të cilën e pësoi në ndeshjen kundër Laçit. Edhe Adnard Mehmeti e ka lënë pas problemin fizik dhe është kthyer normalisht me ekipin në stërvitje. E njëjta gjë vlen edhe për Zekollin, që pati probleme kundër Vllaznisë. Për këtë sfidë rikthehet edhe Cara. I vetmi i dëmtuar mbetet Altin Bytyçi.

par

DENIS LALA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"