Sezoni aktual/ Derbi ndaj Tiranës, Dinamo është përmbysur dy herë nga bardheblutë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 12, 2024 | 21:02

Sezoni aktual/ Derbi ndaj Tiranës, Dinamo është përmbysur dy herë nga bardheblutë

Tirana është në këtë moment që flasim në vendin e pestë me 36 pikë. Gjithsesi, në këtë sezon, e veçanta është që skuadra bardheblu etiketohet si ekipi i përmbysjeve. Kështu, nga 27 takime të luajtura, ekipi ka fituar nëntë ndeshje dhe ka barazuar tetë të tjera.

dinamo tirana

E veçanta është se nga nëntë takime, pesë prej tyre Tirana i ka fituar me përmbysje. Katër janë kundër Dinamos dhe Kukësit me të njëjtin rezultat 3-2, ndërsa një ndeshje është mbyllur 3-1, pikërisht sfida me Skënderbeun.

Pas Vllaznisë, duke përjashtuar gjysmëfinalet dhe finalen e Kupës së Shqipërisë nëse kualifikohet, Tirana i luan më shumë sesa gjysmat e ndeshjeve në shtëpi. Nga 9 takime, përfshirë edhe atë me Kupën ndaj Teutës, bardheblutë luajnë pesë sfida në fushën e vet dhe vetëm katër takime si udhëtues.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"