Serbi-Shqipëri/ Incidentet e Beogradit, “Autochthonous” bën 7 vjeç (FOTO+VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 14, 2021 | 9:51

Serbi-Shqipëri/ Incidentet e Beogradit, “Autochthonous” bën 7 vjeç (FOTO+VIDEO)

Sot, flamuri “Autochthonous” bën 7 vjeç. Më 14 tetor 2014, në stadiumin e Beogradit, ky flamur u valëvit i lirë gjatë ndeshjes Serbi–Shqipëri, e cila u ndërpre dhe degjeneroi në dhunë më pas. Të gjithë shqiptarët, anembanë botës, e kujtojnë me emocion atë ditë, e sidomos lojtarët kuqezinj të cilët kanë rrezikuar jetën e tyre në atë stadium, pas futjes në fushë të tifozëve serbë që ushtruan dhunë mbi to.

RSI SOCCER-EURO/SERBIA-BRAWL S SPO SOC SER

Droni i ngritur nga “Ballist” Morina u bë iniciatori dhe katalizatori për kualifikimin historik për herë të parë në një kompeticion kaq të rëndësishëm ndërkombëtar, siç ishte Europiani “Francë 2016”.

Kualifikimi erdhi si rezultat i lojtarëve të drejtuar nga ish-trajneri Xhani de Biazi, por nuk duhet të harrojmë që edhe ai flamur ka meritën e tij.

DRONI 1

Dhuna në stadiumin e Beogradit ishte reklama më e keqe për futbollin botëror në atë ndeshje të 14 tetorit të 2014-ës. Atmosfera ishte e egër që para fillimit të ndeshjes, ku shënjestra e tifozëve serbë ishin lojtarët kuqezinj të cilët u vërshëllyen sapo prekën tapetin e fushës.

Minuta e 40-të ishte e fundit e luajtur në këtë takim, ku pas hedhjes së disa flakadanëve në fushë, gjyqtari anglez Atkinson ndërpret takimin. Në minutën e 41-të, një dron fluturoi mbi stadiumin e Beogradit duke valëvitur flamurin “Autochthonous”.

BA

Kapja e flamurit nga Mitroviç i Serbisë solli një përleshje në fushë dhe shumë tifozë të kalojnë rrethimin e fushës dhe futen brenda duke goditur lojtarët shqiptarë.

BEO

Përshkallëzimi i dhunës ndaj kuqezinjve nga të gjitha anët bëri që gjyqtari Atkinson ta mbyllte para kohe takimin, duke ia lënë më pas vendin betejës ligjore mes dy federatave, ku në fund Shqipëria fitoi në KAS dhe arriti kualifikimin historik në Kampionatin Europian.

SH


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"