Sekreti i Juves përpara 1/8-ave me Totenhemin, armiku për anglezët është “Alianz Stadium”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 11, 2018 | 13:19

Sekreti i Juves përpara 1/8-ave me Totenhemin, armiku për anglezët është “Alianz Stadium”

Nga Higuain te Pjaniç, e deri te Duglas Kosta apo Manxhukiç, në pritje të lajmeve të lidhura me riaftësimin e Dibalës, janë vërtet shumë rreziqet nga të cilat duhet të ruhet Totenhemi i Poçetinos në prag të sfidës së parë të vlefshme për 1/8-at e Ligës së Kampioneve, e programuar për ditën e martë (ora 20:45) në “Allianz Stadium”.

Juventus-Stadium-14

Armiku i vërtetë për londinezët është ndoshta vetë impianti i bardhezinjve, i pathyer në Europë prej tashmë thuajse 5 vitesh (e fundit në pranverën e 2013-ës, kur Bufoni me shokë humbën 2-0 në çerekfinale kundër Bajernit në Torino).

Prej atëherë një seri prej 22 rezultatesh pozitive radhazi, e kaluar për momentin vetëm nga tri skuadra: Barcelona, e cila, në pritje të përballjes me Çelsin (katalanasit do “vizitojnë” Londrën në “raundin” e parë), krenohet me 24 ndeshje radhazi pa humbje në “Camp Nou”, Arsenali e Bajerni i Mynihut.

Capture

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"