Sauthgejt përpara takimit me Kroacinë: Edhe sikur në minutën e 85-të të jemi 0-0…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2018 | 11:00

Sauthgejt përpara takimit me Kroacinë: Edhe sikur në minutën e 85-të të jemi 0-0…

Garet Sauthgejt nuk do bëjë llogari sot në “Wembley” kundër Kroacisë. Ai thotë se Anglia është një skuadër më e fortë nga ajo e Botërorit të Rusisë dhe sot do të luftojë deri në sekondën e fundit për të fituar dhe kualifikuar në gjysmëfinalet e Ligës së Kombeve.

skysports-gareth-southgate_4356287

“Ne kemi luajtur dy herë kundër tyre gjatë muajve të fundit. E njohim stilin e tyre të lojës, preferencat dhe zonat ku e ndërtojnë lojën. Njohim zonat ku mendojmë se mund t’i shfrytëzojmë. Dy ndeshjet e tona të fundit kanë qenë shumë të ekuilibruara. Pas 90 minutave ato kanë përfunduar në barazim. Dhe gjatë momenteve të caktuara, një nga skuadrat ka dominuar tjetrën. Kështu që duhet të japim gjithçka dhe do të mbështetemi në paraqitjet tona të fundit, të cilat kanë qenë me të vërtetë të mira për ta mbyllur vitin kalendarik në formë të mirë. Mendoj se kemi mësuar nga çdo eksperiencë që kemi pasur pas Botërorit. I kemi shtuar disa fytyra të reja skuadrës dhe ka më shumë konkurrencë. Kemi bërë edhe një ndryshim në skemë, që ka dhënë më shumë fleksibilitet. Ne duam ta mundim Kroacinë. Nuk jam i shqetësuar për asgjë tjetër. Nëse do të jemi 0-0 në 5 minutat e fundit, nuk do mbajmë topin në flamurin e këndit për t’i mbijetuar këtij grupi. Do provojmë që të shkojmë në gjysmëfinale dhe duhet të bëjmë gjithçka që kjo të ndodhë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"