Safet Gjici lë lojtarët dy muaj pa rroga, zbulohet arsyeja e vendimit të presidentit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 24, 2017 | 22:18

Safet Gjici lë lojtarët dy muaj pa rroga, zbulohet arsyeja e vendimit të presidentit

Safet Gjici ka vendosur që të mos i japë lojtarëve, rrogat e nëntorit dhe të dhjetorit. Siç raporton “BalkanWeb”, vendimi është marrë nga presidenti i Kukësit, pas paraqitjeve të dobëta të skuadrës, dhe ky vendim është marrë, dhe do të ekzekutohet.

Përveç futbollistëve edhe stafi teknik nuk do t’i marrë këto rroga të dy muajve.

gjici

Burime për “BalkanWeb” pranë lojtarëve të ekipit kuksian shprehen se ky vendim ka lënë shumë të zhgënjyer futbollistët, madje pritet një furtunë e madhe largimesh.

Kujtojmë që disfata e radhës në kampionat, humbja me Luftëtarin në shtëpi ka sjellë edhe fillimin e largimeve të paralajmëruara nga presidenti Safet Gjici pak ditë më parë në radhët e Kukësit. Ndërsa klubi është në kërkim të një trajneri pas largimit të Milinkoviç.

Ditë më parë drejtuesit e klubit lajmëruan mbrojtësin Rexhep Memini, mesfushorin Milosh Krkotiç dhe sulmuesin Ndriçim Shtubina që të kërkojnë një sistemim të ri për pjesën e mbetur të sezonit. Këto largime ishin dhe fillimi i “dorës së hekurt” të presidentit Gjici, pas rezultateve të dobëta në kampionat.

BalkanWebhttp://www.balkanweb.com/site/ekskluzive-safet-gjici-le-lojtaret-dy-muaj-pa-rroga-zbulohet-arsyeja/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"