“Rrufe në qiell të hapur” për bardheblutë e kryeqytetit/ E konfirmon federata, 3 klubeve u refuzohet licencimi në garat europiane 

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 19, 2023 | 23:31

“Rrufe në qiell të hapur” për bardheblutë e kryeqytetit/ E konfirmon federata, 3 klubeve u refuzohet licencimi në garat europiane 

 “Rrufe në qiell të hapur” për Prishtinën. Bardhebluve të kryeqytetit, së bashku me Ferizajn dhe Drenicën, iu është refuzuar licencimi për garat europiane. Lajmi është konfirmuar nga vetë FFK-ja nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare.  

 1

Kujtojmë që Prishtina është në finalen e Kupës së Kosovës, ku do të përballet me Gjilanin, edhe në rast triumfi, skuadra e Debatik Currit, nuk do të ketë mundësi të përfaqësohet në arenën europiane.  

“Komisioni i Shkallës së Parë për Licencimin e Klubeve për garat e UEFA-së, ka marrë vendimet në lidhje me procesin licencues për edicionin 2023/24 të garave të UEFA-së. Në total në këtë proces kanë aplikuar 10 klube nga Superliga e meshkujve dhe 2 nga Superliga e femrave. Nga 12 klube, sa e kanë nisur procesin e licencimit, 9 prej tyre janë licencuar, kurse 3 janë refuzuar”, ka shkruar FFK-ja në njoftim. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"