Rrëfimi prekës i futbollistit të Realit: Si e mora vesh që m’u dogj shtëpia kur isha fëmijë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 5, 2024 | 22:39

Rrëfimi prekës i futbollistit të Realit: Si e mora vesh që m’u dogj shtëpia kur isha fëmijë

Mesfushori i Realit të Madridit, Eduardo Kamavinga ka dhënë një intervistë për “Movistar+”, ku ka rrëfyer një episod të dhimbshëm gjatë fëmijërisë së tij. Një zjarr që i dogji shtëpinë duke e lënë atë dhe familjen e tij në mes të katër rrugëve.

maxresdefault

Dhe që me shumë gjasa shënjoi karrierën e tij. “Në atë kohë isha në shkollë. Në mëngjes pashë zjarrfikësit të kalonin pranë shkollës sime. Nuk e imagjinoja që diçka po ndodhte në shtëpinë time. Një mësues më tha mua dhe motrës sime se shtëpia jonë kishte marrë flakë. Nuk e besova në fillim”, tha lojtari i Realit. “Ishte hera e parë që pashë babanë duke qarë”.

Ishte në atë moment shoku, ndoshta, kur lindi futbollisti Kamavinga. “Im atë më tha që unë do të ngrija familjen nga e para”, kujton lojtari, të cilit që në moshë të vogël i është dashur të jetojë me presion. “Është një histori që tashmë është pjesë e jetës sime dhe mendoj se është ajo që më ka lejuar të jem njeriu që jam sot…”, tha francezi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"