Rrëfehet Memushaj: Në provën e parë s’kisha këpucë futbolli, kundër Italisë isha gati t’i këndoja të dy himnet (Video)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2018 | 17:58

Rrëfehet Memushaj: Në provën e parë s’kisha këpucë futbolli, kundër Italisë isha gati t’i këndoja të dy himnet (Video)

Ledian Memushaj ka emigruar në Itali në vitin 1997. Mesfushori i kombëtares sonë duket se i ka realizuar ëndrrat e tij. Ai është rritur në qytetin e Peskarës dhe arriti të luante me shiritin e kapitenit në krah për këtë ekip, në Seria A. Vlonjati kaloi një vit te Benevento por u kthye përsëri te Peskara.

42045285_251426525559028_7072101778182897664_n

Në një intervistë të gjatë për “Rete8” ai tregon momentin kur ky ekip u ngjit në Seria A. “Natën kur siguruam kalimin në Seria A, isha në grumbullim me kombëtaren në veri të Francës. Një vend i humbur dhe nuk punonte mirë as interneti. Ndeshjen e lexoja me tekst dhe po vija vërdallë në dhomë si i çmendur. Në fund u lumturova shumë, madje po e pranoj, më shpëtoi edhe një pikë loti” shprehet Memushaj. Vlonjati tregon se kur ishte fëmijë, teksa po shkonte të provohej për një skuadër në Kremona, nuk kishte këpucë futbolli por atlete vrapimi.

“Shkova të provohesha për një skuadër në Krmona, nuk kisha këpucë futbolli por atlete vrapimi.  E megjithatë, pas vetëm 2 minutash që po luaja, ndaluan gjithçka dhe më bënë të firmos, pasi kishin vendosur”.

416624_TS_19-09-18_4664652951_

Por, për cilën skuadër bën tifo Lediani? “Simpatizoj Interin, por jo se jam tifoz. Frymëzimi im ishte Ronaldo, ai i vërteti, pasi mbërrita në kohën e tij”.

Ai tregon edhe për sfidën me Italinë kundër Shqipërisë. “Të ishte përmua do t’i këndoja të dy himnet në eleminatoret e Botërorit. Të italisë e këndova në një moment me vete, pasi tashmë e kam mësuar”, shtoi 31 vjeçari.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"