Roberto Mançini gati të lërë Arabinë Saudite për të drejtuar një ekip në Evropë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 15, 2024 | 12:43

Roberto Mançini gati të lërë Arabinë Saudite për të drejtuar një ekip në Evropë

Roberto Mançini mund të kthehet në një klub, duke u larguar nga Arabia Saudite këtë verë. Nuk dihet nëse ai do të ketë edhe rol të dyfishtë, si trajner i kombëtares.

Saudi Arabia Mancini

Lajmi i bujshëm vjen nga Anglia, konkretisht nga faqja e specializuar e tregut të transferimeve “Hitc.com”, e cila nënvizon se si ish-trajnerit të kampionëve të Europës në fuqi, Italisë, mund t’i ofrohet një punë si trajner i Njukasëll në vend të Edie Hove.

Menaxhmenti teknik i këtij të fundit deri në këtë pikë e ka lënë të pakënaqur fondin PIF, që zotëron klubin anglez në fjalë. Vetë fondi arab, ndër më të mëdhenjtë në botë dhe me një pasuri totale të vlerësuar prej mbi 776 miliardë dollarësh, mund të shfrytëzojë qartësisht lidhjen e dyfishtë me Arabinë Saudite për t’i ofruar Mançinit vendin e punës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"