Rikthimi i Tramexanit te Sioni i sjell fat Lenjanit, futbollisti i Kombëtares gjen rrugën e rrjetës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 12, 2020 | 18:02

Rikthimi i Tramexanit te Sioni i sjell fat Lenjanit, futbollisti i Kombëtares gjen rrugën e rrjetës

Ish-ndihmësi i Xhani De Biazit, te Shqipëria, Paolo Tremexani, u rikthye disa ditë më parë, te skuadra e Sionit në kampionatin zviceran, ku aktivizohet edhe futbollisti i Kombëtares, Ermir Lenjani.

Tramezani

Rikthimi i italianit, duket se i ka sjell fat 30-vjeçarit nga Prishtina, i cili ka gjetur rrugën e rrjetës në miqësore e sotme të zhvilluar ndaj Kiaso, që përfundoi në barazim 2-2.

Sioni

Për sa i përket rifillimit të kampionatit, Sioni do të përballet në datën 20 qershor me St.Gallen. Skuadra e futbollistit të Kombëtares, ka si objektiv mbijetesën këtë sezon. Momentalisht të kuqtë mbajnë vendin e 8-të në renditje me 23 pikë, 4 më shumë se vendi i 9-të që mbahet nga Ksamaks.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"