“Rikthim në shtëpi”, një tjetër futbollist shkodran i bashkohet Vllaznisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 31, 2020 | 11:33

“Rikthim në shtëpi”, një tjetër futbollist shkodran i bashkohet Vllaznisë

Arlind Kalaja është afrimi i radhë te Vllaznia. 24-vjeçari, i cili së fundi ishte pjesë e Teutës, është rikthyer në shtëpi, duke iu bashkuar skuadrës shkodrane.

Vllaznia56

Sulmuesi pritet të bashkohet me kuqeblutë bë Korçë, për zhvillimin e fazës përgatitore. Gjatë karrierës së tij, Kalaja është aktivizuar me disa skuadra në Kategorinë Superiore, si Teuta, Kukësi, Kastrioti dhe Vllaznia. Kujtojmë që 24-vjeçari është një prodhim i akademisë shkodrane, teksa do të tentojë të jap maksimumin me këtë fanellë. “Rikthim në shtëpi”, ka shkruar Kalaja në “Instagram”, teksa ka postuar një foto kur ishte pjesë e Vllaznisë.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"