Rikthehet nga pezullimi, kapiteni i Luftëtarit “shigjeton” Turbinën dhe tregon objektivin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 7, 2024 | 16:38

Rikthehet nga pezullimi, kapiteni i Luftëtarit “shigjeton” Turbinën dhe tregon objektivin

Java e 16-të e Kategorisë së Dytë e gjen Luftëtarin në vendin e dytë në Grupin B. Bluzinjtë janë dy pikë larg Pogradecit, por kanë një ndeshje më pak se kryesuesit. Luftëtari ka qenë pushim javën e shkuar, kështu që ka pasur kohën e mjaftueshme për të përgatitur sfidën e së dielës me Turbinin.

gaba luftetari

Në këtë takim vijnë edhe më të plotë, pasi kthen dy lojtarë nga pezullimi. Njëri nga këta është edhe kapiteni, i cili është i gatshëm për cërrikasit “Do të përballemi me një kundërshtar të vështirë si Turbina, që javët e fundit ka treguar ‘dhëmbët’. Jemi Luftëtari dhe vlerësojmë çdo kundërshtar. Tri pikët ndaj Turbinës do të na mjaftojnë për të ecur me hapin e kundërshtarëve.

Jemi futur në garë në fillim të sezonit me objektiv ngjitjen në Kategorinë e Parë, ndaj i vlerësojmë kundërshtarët ndeshje pas ndeshjeje”, u shpreh Nazmi Gaba për “Panorama Sport”. Kujtojmë se kapiteni Gaba dhe braziliani Xhersvall Souza, pas apelimit të bërë nga drejtuesit gjirokastritë në Komisionin e Disiplinës, u është hequr pezullimi që morën në takimin e fundit të fazës së parë me Butrintin, ku u dënuan me pesë ndeshje .

TOMOR SHEHU- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"