Rikthehet dëbora në Shqipëri, shtyhet ndeshja e planifikuar për t’u zhvilluar sot

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 21, 2021 | 11:16

Rikthehet dëbora në Shqipëri, shtyhet ndeshja e planifikuar për t’u zhvilluar sot

Derbi mes Devollit dhe Maliqit në grupin B të Kategorisë së Dytë nuk do të zhvillohet ditën e sotme, siç ishte planifikuar fillimisht.

Devollli stadiumi debora 3 logo

Shkak për këtë janë bërë reshjet e dëborës që kanë pushtuar juglindjen e vendit. Në këtë sitauët, është vendosur që ndeshja derbi mes Devollit dhe Maliqit të mos zhvillohet ditën e sotme, por të shtyhet për ditën e mërkurë në mesjavë.

Kujtojmë se Maliqëi është një nga pretendentët kryesorë të grupit B për t’u ngjitur në Kategorinë e Parë për sezonin tjetër, pasi kryesojnë renditjen me 35 pikë, 1 pikë më shumë se Butrinti i vendit të dytë, ndërsa Devolli mban vendin e pestë me 25 pikë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"