Rifillimi i stërvitjes, Dinamo fillon të bëjë apelin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 9, 2020 | 23:41

Rifillimi i stërvitjes, Dinamo fillon të bëjë apelin

Të gjithë klubet në vend kanë qenë në pritje të vendimit të rikthimit në fushë, që tashmë ka ardhur. Nga data 18 maj, mund të nisë stërvitja individuale dhe ky është një hap i rëndësishëm në lidhe me mbylljen e sezonit në fushë. Dinamo është një nga skuadrat më të interesuar për situatën, pasi lufton për qëndrimin në Kategorinë e Parë.
dinamoo-770x355

Nga ky moment, stafi drejtues është vënë në lëvizje për të parë se çfarë mund të bëjë për futbollistët, të cilët aktualisht nuk ndodhen në Shqipëri, por edhe për stafin teknik. Trajneri Fabricio Kamarata dhe pjesëtarë të tjerë të stafit të tij ndodhen në Itali aktualisht. Damiano Pontreli dhe Dovidio janë gjithashtu në Itali, kurse sulmuesi Renato Spahiu në Greqi. Janë lojtarë të rëndësishëm, për të cilët blutë kanë nevojë në ndeshjet e mbetura të kampionatit, ku duhet të ngjitin minimalisht një shkallë në tabelën e renditjes për të shmangur katastrofën. Në vendin tonë kanë qëndruar dy italianët Paterni dhe Ortonali, si dhe ekuadoriani Salazar. Ata e kanë kaluar karantinën në hotelin e klubit në Dajt.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"