Rifillimi i kampionatit, futbollisti shqiptar do të bashkohet menjëherë me… Mançester Sitin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 28, 2020 | 17:57

Rifillimi i kampionatit, futbollisti shqiptar do të bashkohet menjëherë me… Mançester Sitin

Portieri i Kosovës, Arijanet Muriç shumë shpejtë pritet të rikthehet tek klubi i Mançester Sitit në Premier Ligë. Sipas mediave angleze, huazimi i tij te Notingham Foresti nuk pritet të zgjasë më shumë, teska 22-vjeçari do të rikthehet te “qytetarët”.

MURIC

“The Athletic” shkruan se Muriçi është rikthyer në “Etihad” dhe nuk do të jetë pjesë e Notinghamit pas rifillimit të kampionatit. Marrëveshja e huazimit në kushte normale do të kishte përfunduar tashmë, deri sa zyrtarisht kontrata përfundon më 30 qershor.

guardiola muric

Portieri i Kosovës, është paraqitur në vetëm pesë ndeshje me klubin anglez gjatë këtij edicioni, duke mos përmbushur pritshmëritë e drejtuesve të klubit të Premiership.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"