“Respekt për Laçin, por jemi Partizani. Nuk i frikësohemi askujt”, Daja: Nesër vlen motivimi para taktikës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2020 | 12:14

“Respekt për Laçin, por jemi Partizani. Nuk i frikësohemi askujt”, Daja: Nesër vlen motivimi para taktikës

Trajneri i Partizanit Ilir Daja vlerësoi maksimalisht rivalin e nesërm Laçin, por shtoi se më shumë të kuqtë duhet të vlerësojnë punën që kanë bërë gjatë dy muajve të fundit.
126418220_365844537854016_1585103626473926704_n
Në konferencën për shtyp, tekniku kryeqytetas theksoi se ndaj kurbinasve është primar motivimi, ndërsa ana taktike kalon në plan të dytë.

“Ka qenë start dy ndeshje për 3 ditë. Oshilacionet do të jenë jo vetëm në start, por gjatë gjithë kampionatit jo vetëm te  Partizani, por edhe tek ato ekipe që e kanë ruajtur grupin nga sezoni i kaluar, dhe janë përforcuar. Kjo vihet re dhe në ligat europiane. Do të thojë që ka këto gjëra për shkak tësituatës që kalojmë. Kjo ndodh dhe në Shqipëri. Besoj nesër jkemi një ndeshje të vështirë. Kemi një ekip që e ka ruajtur grupin e vjetshëm. Laci u rendit i treti në sezonin e kaluar, ka grup të konsoliduar. Bën mirë në manovrën në sulm dhe në mbrojtje, kjo për meritë të stafit teknik. Do të thotë që duam të shkojmë drejt atij objektvi, taktika do të dali në planin e dytë, unë do të thoja që motivimi, dëshira dhe sakrifica e lojtarëve për të shkuar te fitorja do jenë primare.

Nuk i frikësohemi asnjë ekipi sepse ne jemi Partizani. Kemi respekt maksimal për Laçin, sepse ka një grup goxha të mirë lojtarësh duke filluar nga mbrojtja deri te sulmi. Duhet të jemi të përqëndruar sepse me sulmin mund të godasin, qoftë në manovër, qoftë në cilësi individuale. Besoj se do ta respektojmë Laçin, sepse e meriton këtë respekt, por më shumë do respektojmë punën që kemi bërë këto dy muajve. Besoj do shkojmë drejt një rezultati pozitiv, por me sakrificë, jo me idenë që ne luajmë në shtëpi dhe Laçi në transfertë.

Kemi një kontigjent të limituar për shkak të merkatos. Mungesa e çdo lojtari është e ndjeshme, jo më një vlerë si Asani, është goxha i rëndësishëm, do mundohemi ta zëvendësojmë me lojtarët që kemi në dispozicion.

Unë do të thoja ne kemi pasur të njëjtën kohë. Kur ke më shumë kohë, ke më shumë mundësi për t’i rregulluar gjërat. Por, siç e thashë, taktika është element shumë i rëndësishëm në futboll. Në këtë situatë, taktika ka dalë në plan të dytë dhe primare është motivimi për të zëvendësuar këto mungesa, por dhe për t’u përballur me Laçin.

Do të thoja që dy javë na kanë shërbyer, por jemi në pozita të barabarta sepse i ka shërbyer dhe kundërshtarit.

Asani është i dëmtuar, Melo është në periudhë të gjatë. Është një mungesë që e ndiejmë. Keni një javë si gazetë që e citoni. Do të thoja më mirë të përqëndrohemi te ndeshja e nesërme në mënyrë që të gjitha energjitë i shpenzojmë për nesër, pastaj të tjerat ia lëmë vazhdimësisë

Kjo pyetje është për zv/kapitenin. Është një pozicion që do të përballet direkt me sulmuesin. Duhet që të shkojnë sa më pak topa Nuabuezes, në mënyrë që të kemi sa më pak problematika në fazën e mbrojtjes”, u shpreh Daja.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"