Reportazh/ “Kokë më kokë” me senatorët, ja dita e parë e Cungut në drejtimin e Kukësit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 15, 2018 | 22:37

Reportazh/ “Kokë më kokë” me senatorët, ja dita e parë e Cungut në drejtimin e Kukësit

Armando Cungu u rikthye te Kukësi pas 5 viteve. Këtë herë e pret direkt një detyrë e vështirë. Ka vetëm dy ditë kohë për të përgatitur ndeshjen e kthimit me Valetën. Presidenti Safet Gjici pret vetëm kualifikimin dhe trajneri shkodran e ka të qartë përgjegjësinë që ka marrë.

37157847_1487194098092599_3516321847295606784_n

Por, si ishte dita e parë e Cungut me ekipin? Gjithçka nisi nga kompleksi i Pezës, aty ku Kukësi stërvitet prej afro dy vitesh. Pasi takoi paraditen e djeshme drejtuesit për të konkretizuar kontratën, trajneri takoi më pas senatorët e ekipit, duke filluar nga kapiteni Shameti dhe mesfushori Musolli, të cilët kanë qenë te Kukësi në sezonin kur Cungu u largua. Stërvitja ishte vendosur në orën 18:00, ndërsa autobusi i Kukësit zbarkoi në ambientet e kompleksit sportiv që në 17:30.

Cungu5

Për rreth 15 minuta, futbollistët u bënë gati dhe zbritën në fushë. Cungu, pa u prezantuar ende me ekipin, vuri piketat në fushë për të treguar se nuk ka kohë për të humbur, i ndihmuar nga Rrahman Hallaçi, që tashmë do ta ketë si ndihmës dhe jo si kapiten ekipi. Diçka e veçantë me ish-mbrojtësin, që bashkë me Cungun, në vitin 2012 ishin në qendër të projektit të presidentit Gjici. Bëhet fjalë për vitin debutues në Superiore, ku Kukësi bëri historinë më pas në Europë, duke kaluar tri ture, pikërisht me Cungun në krye të pankinës.

DISTANCIMI

Sapo dha udhëzimet dhe përfundoi atë që kishte në plan të bënte, drejtori Nexhipi urdhëroi ekipin dhe stafin që të grumbulloheshin në skajin tjetër të fushës, aty ku largësia nga kamerat dhe gazetarët e pranishëm të ishte e konsiderueshme, në mënyrë që të mos kuptohej se çfarë diskutohej.

Kukesi

Nexhipi e prezantoi para ekipit trajnerin e ri. “Djema, siç e dini, trajneri Armando Cungu do të jetë trajneri i ri i Kukësit. I urojmë suksese trajnerit dhe jam i bindur që do kemi bashkëpunim shumë të mirë”. Pas tij, edhe shkodrani u përshëndet me ekipin dhe kërkon bashkëpunim, duke specifikuar se do maksimumin nga të gjithë lojtarët. Sapo u mbyll prezantimi me ekipin, Cungu doli në konferencën e improvizuar për shtyp.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"