Renditja provizore e Superiores/ Kukësi zhytet në fund, Tirana rrezikon katërshen! Ja si ndryshon tabela

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 16, 2024 | 23:35

Renditja provizore e Superiores/ Kukësi zhytet në fund, Tirana rrezikon katërshen! Ja si ndryshon tabela

Java e 24-t e Superiores ngriti siparin ditën e sotme me dy përballje interesante. Në orën 16:00, në “Niko Dovana” të Durrësit, Teuta e Edi Martinit arriti të siguronte 3 pikë të arta ndaj Kukësit falë golit të Peposhit me penallti. 

superiore

Ndërkohë mbrëmja kulmoi me derbin Partizani-Tirana, që u fitua nga “demat e kuq” me rezultatin 2-1. Një humbje kjo që ka komplikuar ndjeshëm situatën për sa i përket 4 vendeve të para për Tiranën.

Për sa i përket renditjes provizore pas dy sfidave të sotme tabela mbyllet nga Kukësi që duket që është zhytur në krizë rezultatesh. Kjo javë do të mbyllet ditën e nesërme me 3 sfidat, Erzeni-Skënderbeu, Laçi-Dinamo dhe Vllaznia-Egnatia.  

RENDITJA

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"