RENDITJA/ Kategoria e Dytë, Grupi B/ 3 skuadrat pretendente nuk e ndalin hapin, Skrapari duhet të presë për… pikën e parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 28, 2021 | 18:27

RENDITJA/ Kategoria e Dytë, Grupi B/ 3 skuadrat pretendente nuk e ndalin hapin, Skrapari duhet të presë për… pikën e parë

U luajtën ditën e sotme 6 sfidat e vlefshme për javën e 11-të të Grupit B të Kategorisë së Dytë, 3 skuadrat kryesuese, Butrinti, Labëria dhe Maliqi nuk e ndalën hapin, duke triumfuar në këtë javë, teksa aty pranë qëndron edhe Devolli i vendit të katërt.

Laberia-Skrapari

Sarandiotët udhëheqin me 28 pikë në 11 ndeshje, 2 më shumë se Labëria dhe Maliqi që kanë nga 1 ndeshje më pak. Naftëtari plotëson 5-shen e parë me 18 pikë.

Për sa i përket fundit të renditjes, Skrapari është duke kaluar një moment kaotike me 0 pikë në 10 ndeshje, teksa vendi i parafundit mbahet nga Delvina me 5 pikë.

Renditja

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"