Renditja, Kategoria e Dytë, Grupi A/ Vora dhe Veleçiku “dhëmb më dhëmb”, Partizani B bën progres

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 23, 2018 | 15:40

Renditja, Kategoria e Dytë, Grupi A/ Vora dhe Veleçiku “dhëmb më dhëmb”, Partizani B bën progres

U luajtën dje 6 përballjet e vlefshme për javën e 23-të të Kategorisë së Dytë, Grupi A, ku u regjistruan rezultate tepër surprizë ku nuk munguan as goleadë.

kategoria_e_dyte_nr-470x237-470x237-470x2371-470x2373-470x237

Me fitoren 7-1 ndaj Kevitanit, skuadra e Veleçikut u ngjit në vendin e parë në kuotën e 55 pikëve, po aq sa Vora e vendit të dytë, që këtë javë ishte pushim. Pritet një “luftë” e fortë për vendin e parë deri në javën e fundit të kampionatit.

Javën e ardhshme, skuadra e Veleçikut do të jetë pushim, ndërsa Vora do të jetë mysafire në Velipojë ndaj Adës.

Ecuri pozitive edhe për Partizanin B, që pas fitores me Gramshin u ngjit në vendin e 4-t të renditjes. Rivalët e Tiranës B mbajnë vendin e 8-të, ndërsa Kukësi renditet i 10-ti.

renditja

Për sa i përket fundit të renditjes, situata duket e zgjidhur. Mamurrasi u tërhoq nga kampionati dhe automatikisht u rendit në vendin e fundit me 0 pikë, ndërsa sipër saj ndodhet Kevitani me 8 pikë në 23 ndeshje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"