Renditja e Kategorisë së Dytë, Grupi B/ AF Elbasani “kokë më kokë” me Pogradecin, AF Luftëtari iu ushtron presion!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 29, 2023 | 21:45

Renditja e Kategorisë së Dytë, Grupi B/ AF Elbasani “kokë më kokë” me Pogradecin, AF Luftëtari iu ushtron presion!

U luajtën ditën e sotme 6 duelet e vlefshme për javën e 9-të të Grupit B të Kategorisë së Dytë, ku nuk munguan surprizat.

AF Elbasani

Padyshim që e gjithë vëmendja ishte te dueli mes Labërisë dhe Pogradecit, që përfundoi me rrjeta të paprekura, ndërkohë në krahun tjetër, AF Elbasani dhe Luftëtari nuk falën duke arkivuar 3 pikë të rëndësishme në luftën për kreun.

Hap fal edhe për Devollin, që në fillim të sezonit u reshtua si skuadër pretendente, teksa juglindorët u mposhtën ditën e sotme nga Butrinti me rezultatin 1-0.

Ndërkohë në 2 sfidat e tjera Albpetroli dhe Memaliaj bënë detyrën në shtëpi respektivisht përballë Maliqit dhe Delvinës.

Në 9 javë kampionat, renditja kryesohet nga Elbasani dhe Pogradeci me pikë të barabarta, 23 secila, ndërkohë që aty pranë për të ushtruar presion ndodhet Luftëtari me 22 pikë. Labëri dhe Devolli plotësojnë TOP 5-shen. Ndërkohë që renditja mbyllet nga Delvina dhe Tepelena.

Grupi B

PANORAMASPORT.AL

KATEGORIA E DYTË, GRUPI B/ Elbasani fiton me goleadë përballë Shkumbinit, Labëria dhe Pogradeci ndahen në “paqe”. Ja rezultatet

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"