Refuzoi Partizanin për Kukësin, Shameti tregon arsyen e rinovimit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 11, 2017 | 20:00

Refuzoi Partizanin për Kukësin, Shameti tregon arsyen e rinovimit

U kërkua me ngulm nga skuadra e Partizanit, por qendërmbrojtësi gjirokastrit vendosi t’i qëndronte besnik skuadrës të Kukësit duke rinovuar kontratën edhe për një sezon.

Shameti

 

Pas një takimi të mbajtur sot me presidentin Safet Gjici, 33-vjeçari ra dakord me kushtet e kontratës dhe nuk nguroi për të hedhur firmën. 50 mijë euro në sezon është shuma që Shameti do të përfitojë te Kukësi me kontratën e re.

shameti hallaci

 

Gjirokastriti ishte një nga shtyllat e mbrojtjes në sezonin e kaluar dhe përveç ofertës së Partizanit nuk munguan as ofertat nga klubet europiane. Gjithsesi ai zgjodhi të vazhdojë aventurën me kampionët.

shameti

Në një prononcim për sajtin e klubit Shameti ka deklaruar:

“Jam mjaft i kënaqur që rinovova me ekipin e Kukësit. Kam 4 vite këtu dhe ndihem si në shtëpinë time, normalisht që do t’i bëja 5 vite me Kukësin. Firmosa edhe për respekt të presidentit Safet Gjici, pasi bisedova me të gjeta gjuhën e përbashkët dhe nuk mund të largohesha.

Do të vazhdoj edhe për këtë sezon me objektiva të qarta, realizimin e objektivave që ka klubi. Besoj se mund të ia dalim mbanë. Tifozët tanë janë si oksigjen për ne, sa më të shumtë të jenë ata, aq më shumë luajmë edhe ne. Një pjesë e suksesit është edhe për ta. Skuadra është forcuar ndjeshëm dhe më vjen mirë që do të jem pjesë e këtij grupi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"