Realizoi tripletë në ndeshjen e fundit në kampionat, heroi i Sitit zbulon se ku ndihet më mirë: Shpresoj të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 7, 2024 | 16:05

Realizoi tripletë në ndeshjen e fundit në kampionat, heroi i Sitit zbulon se ku ndihet më mirë: Shpresoj të…

Fill Foden shpreson të çimentojë vendin e tij në qendër të sulmit, pasi e çoi Mançester Sitin dy pikë pas liderëve të Premier Ligës, Liverpulit, të hënën në mbrëmje. Sulmuesi shënoi një tripletë ndërsa “qytetarët” përmbysën Brentfordin dhe u ngjitën të dytët në tabelë, por me një ndeshje në dispozicion në dorë.

foden

“Unë jam një person që përshtatet dhe luan në shumë pozicione kur është e nevojshme. E di që do ta bëj këtë me Mançester Sitin dhe duhet të jem gati. Po argëtohem duke luajtur në qendër dhe këtu e shoh veten time. Shpresoj të mundem të luaj më gjatë atje. Goli [i parë] erdhi në një moment të mrekullueshëm, barazimi në pushim të jep një ndjesi të mirë për të shkuar në pjesën e dytë.

Është shumë e vështirë të luash në fushën e Brentfordit, ata u kanë hapur shumë probleme ekipeve të mëdha, por mendoj se e merituam.

Objektivi që i vendos vetes është të përpiqem të përmirësoj statistikat e vitit të kaluar dhe të përpiqem të përmirësohem çdo vit, më shumë gola dhe më shumë asiste. Më duhet të vazhdoj dhe të tregoj këtë nivel më shpesh. Nuk shënoj shumë me kokë, kështu që jam i kënaqur për këtë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"