Reali pa “frena” në merkato, gati 50 milionë euro për yllin e Ajaksit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2019 | 12:00

Reali pa “frena” në merkato, gati 50 milionë euro për yllin e Ajaksit

Duke parë se Pol Pogba është një objektiv shumë i vështirë, Reali ka nisur të bëjë kërkime të tjera.

van de bek

Siç raportojnë mediat në Spanjë, Zidan ka hedhur sytë nga talenti i Ajaksit, Doni Van De Bek. 22-vjeçari shkëlqeu këtë sezon te holandezët dhe Reali është gati të japë 50 milionë euro për të.

Problemi qëndron se Ajaksi kërkon 65 milionë euro dhe jo 50, sa ofron Reali. Nëse hapësirat ngushtohen për madrilenët në merkato, mund të rritet oferta për Van De Bek.

Mesfushori këtë sezon luajti 57 ndeshje, ku shënoi 17 gola dhe dhuroi 13 asist. Statistika shumë të mira, duke marrë parasysh se flasim për një mesfushor.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"