Reali lë SHBA, rikthehet në Spanjë pa 7 titullarë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 13, 2012 | 13:45

Reali lë SHBA, rikthehet në Spanjë pa 7 titullarë

Pas miqësores së fundit në Filadelfia, Reali i Madridit është rikthyer në shtëpi. Por në skuadrën që zbriti në aeroportin e Madridit mungonin 7 lojtarë, të cilët u grumbulluan me kombëtaret direkt nga SHBA-ja. Del Boske ka thërritur për miqësoren me Porto Rokon 5 titullarë madrilenë, ndërsa dy të tjerë janë grumbulluar nga Franca për miqësoren me Uruguain. Kasijas, Ramos, Arbeloa, Albiol dhe Ksabi Alonso fluturuan direkt nga Nju-Jorku për në Bajamon, ku do të presin pjesën tjetër të kombëtares, e cila pritet t’u bashkohet sot. Ndërkohë Varane dhe Bezema udhëtuan nga Filadelfia direkt në Paris, për t’u vendosur nën urdhrat e Didier Deshamp.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"