Real Madrid në momentin delikat të sezonit, Ançeloti: Puna këtu më bën të vuaj çdo ditë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 5, 2024 | 18:08

Real Madrid në momentin delikat të sezonit, Ançeloti: Puna këtu më bën të vuaj çdo ditë

Trajneri i Real Madrid, Karlo Ançeloti, është i kënaqur me mënyrën se si po luan ekipi i tij deri më tani, pasi kryesojnë La Liga dhe presin Lajpcig ditën e nesërme me një avantazh minimal 1-0 në Ligën e Kampionëve. Megjithatë, 64-vjeçari italian ende shprehet se puna e tij vazhdon të ketë shumë vuajtje.

anceloti

Duke folur në konferencën për shtyp në prag të sfidës me gjermanët e Lajpzig, Ançeloti tregoi për mediat eksperiencën personale si trajner i “los blancos”, ngarkesën e madhe psikologjike që duhet të durojë çdo ditë në marrëdhënien e tij me stafin dhe lojtarët.

“Puna ime ka të bëjë më shumë me vuajtjet se sa gëzimet. Unë e dashuroj të punoj tek Real Madrid, sepse është klubi më perfekt në botë. Por si punë në tërësi, ka të bëjë më shumë me vuajtjet e situatave me të cilat përballesh në perditshmëri.

Nuk është vetëm fitorja që mund të të bëjë të lumtur. Pavarësisht fitores, ka njerëz rreth teje që nuk janë të kënaqur. Mund të jetë një lojtar që nuk ka luajtur për shembull, ai ka një impakt në lumturinë e ekipit në përgjithësi.

Vuajtjet janë vetëm të tuat. Nuk mund t’i ndash me të tjerët ashtu siç bën me gëzimet. Jam i lumtur me punën që bej por po ju them që ka më shumë vuajtje psikologjike sesa gëzim”, theksoi trajneri italian.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"