Reagon Xhekson, i jep lamtumirën Luftëtarit pa bërë… polemika

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 19, 2018 | 14:26

Reagon Xhekson, i jep lamtumirën Luftëtarit pa bërë… polemika

Aventura e Xhekson Ferreira Silveiro te Luftëtari duket se është mbyllur. Të paktën kështu lë të kuptohet vetë braziliani me një postim në “Instagram“. Pas lajmit ekskluziv të botuar në numrin e sotëm të “Panorama Sport“, ku klubi gjirokastrit kishte vendosur të pezullonte pa afat Xhekson, duke qenë se ky i fundit ka thyer disiplinën, vetë lojtari ka zgjedhur të reagojë përmes rrjeteve sociale.

xhekson luftetari

“Dua t‘i them faleminderit klubit të Luftëtarit, shokëve të ekipit dhe fansave që më kanë mbështetur, si dhe këdo në qytet që më ka pritur shumë mirë. Kam bërë maksimumin për ekipin dhe më vjen mirë që hyra në historine e klubit, duke realizuar objektivat“, – shkruan Xhekson.

Ndërkohë, braziliani rezulton edhe një vit nën kontratë me Luftëtarin dhe pavarësisht këtij mesazhi, ende nuk dihet nëse është gjetur akord mes palëve për zgjidhjen e marrëveshjes. Zor se klubi do të hiqte dorë kaq kollaj nga një element mjaft cilësor, por gjithçka mbetet për t’u parë.

37406420_10216810804962929_5718591982159265792_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"