Raçiç: Duam të qëndrojmë në mesin e tabelës, ja pse u nervozova pas zëvendësimit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2017 | 10:11

Raçiç: Duam të qëndrojmë në mesin e tabelës, ja pse u nervozova pas zëvendësimit

Sulmuesi i Kamzës iu drejtua menjëherë dhomave të zhveshjes pas zëvendësimit nga trajneri Ndreu. Stevan Raçiç ka shpjeguar për “Panorama Sport” emocionet në momentin e daljes nga fusha.

racic

“Nuk u mërzita për zëvendësimin, por për mënyrën që po e humbnim takimin dhe doja të ndihmoja ekipin në fushë. Çdo lojtar kërkon të luajë 90 minuta, por zgjedhja i takon trajnerit.

Jam i lumtur që morëm atë barazim dhe është një pikë e vlefshme për ne në objektivin që i kemi vënë vetes. Duam të qëndrojmë në mesin e tabelës dhe për këtë po punojmë fort”, u shpreh Raçiç në përfundim të barazimit 1-1 në stadiumin “Skënderbeu” përballë kryesuesve korçarë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"