Pronari i ri i Mançester Junajtid do largimin e Ten Hag, pasardhësi i tij është një nga emrat më të lakmuar në Angli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 19, 2024 | 17:43

Pronari i ri i Mançester Junajtid do largimin e Ten Hag, pasardhësi i tij është një nga emrat më të lakmuar në Angli

Bashkëpronari i ri i Mançester Junajtid, Xhim Ratklif, nuk dëshiron më që Erik Ten Hag të vazhdojë të jetë trajneri i klubit të tij. Edhe pse arriti të kualifikohej në gjysëmfinalen e Kupës FA, dhe po bën paraqitje relativisht të mira në Premier Ligë, përsëri duket se “djajtë e kuq” nuk kanë më besim tek ai.

SAUTHGEJT

Sipas raportimeve të fundit të “Daily Mail”, klubi nga Mançesteri e ka piketuar menjëherë pasardhësin e Ten Hag, dhe ai do të jetë,Gareth Sauthgejt. Trajneri i “3 luanëve”, ka një kontratë që e mban të lidhur me kombëtaren angleze deri në dhjetorin e këtij viti.

Gjasat janë që ai t’i bashkohet Junajtid sapo të mbarojë Euro 2024, gjë që do t’i kushtojë klubit rreth 800 mijë paund. Nga ana tjetër holandezi Ten Hag, ka kontratë me Junajtid deri në 2025, dhe shkarkimi i tij para kohe, do t’i kushtonte klubit rreth 10 milionë paund.

Sauthgejt erdhi tek kombëtarja angleze para fillimit të Euro 2016 dhe ka arritur të shkojë në gjysëmfinalen e Botërorit 2018 dhe deri në finale të Euro 2020.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"