Pritet zyrtarizimi/ Milinkoviç thuajse i shkarkuar nga Kukësi, ja kush do ta pasojë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 22, 2017 | 23:04

Pritet zyrtarizimi/ Milinkoviç thuajse i shkarkuar nga Kukësi, ja kush do ta pasojë

Pritet vetëm zyrtarizimi, por mund të thuhet se trajneri serb i Kukësit, Mladen Milinkoviç është i shkarkuar nga drejtimi i stolit të verilindorëve. Presidenti Gjici duket se e ka marrë vendimin për ta larguar trajnerin, edhe pse pritet të vijë edhe deklarata zyrtare nga ana klubit

Milinkovic

Nga ana tjetër, nuk mungojnë as emrat kryesorë që priten të pasojnë Milinkoviçin, të cilët janë tre. Armando Cungu mund të bëjë një rikthim tek Kukësi, teksa edhe më parë ka qenë në krye të pankinës, ku arriti të kalonte edhe plot 3 ture të Europa Ligës. Gjithashtu, Ivan Gvozdenoviç, zëvendës-trajneri aktual, ndihmësi i Milinkoviçit, përflitet si një emër i mundshëm për ta pasuar.

Emri i fundit është edhe ai i Miodrag Vukotiç, një ish-milanist, për të cilin gazeta “Panorama Sport” ka mësuar se ka pasur kontakte me të, pak ditë më parë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"