Pritet festë madhështore në kryeqytetet, ja kur mbërrijnë kuqezinjtë e Kombëtares në Rinas 

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2023 | 22:20

Pritet festë madhështore në kryeqytetet, ja kur mbërrijnë kuqezinjtë e Kombëtares në Rinas 

Pasi siguroi kualifikimin madhështor për në Europian, pas barazimit 1-1 në transfertë ndaj Moldavisë, Kombëtarja shqiptare do të rikthehet në Shqipëri mbrëmjen e sotme. 

-800-0-1700250782xdgsdghsfjpg-409

Mësohet se kuqezinjtë pritet të mbërrijnë në Rinas rreth orës 23:30. Ashtu si edhe në kualifikimin e parë historik me trajner Xhani De Biazin, pritet një numër i lartë tifozësh, që do dalin dhe do presin lojtarët për këtë arritje spektakolare. 

Edhe pse kushtet atmosferike kanë qenë jo të favorshme, ka pasur festë gjithandej, teksa kurorëzimi do të jetë ditën e hënë pas duelit me Ishujt Faroe në “Air Albania”.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"